Presidenti bën thirrje për kujdes maksimal në luftë kundër COVID-19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve që në mënyrë rigoroze të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

“Në javën e fundit kishim rritje të madhe të numrit të të prekurve me virusin COVID-19. Gjendja aktuale është tejet shqetësuese dhe kërkohet kujdes maksimal nga të gjithë”, ka shkruar Presidenti.

Ai tutje ka thënë se duke respektuar rekomandimet e institucionrve shendetësore secili qytetar ruan veten dhe të afërmit e tij.

“U shpreh ngushëllime të sinqerta të gjitha familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre nga ky virus vdekjeprurës”, ka shkruar tutje ai.

Të njejtën kërkesë për respektimin e masave e pati sot edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj tha se duhet të vendosen maskat dhe të mbahet distanca si kusht që të mos shpallet  gjendje e jashtëzakonshme.

Sot ka vdekur edhe një pacient me COVID-19, ndërsa në total janë të vdekur 98 persona nga kjo pandemi.

Deri më tani 4512 persona janë infektuar nga coronavirusi, 2156 prej tyre janë shëruar.

Zemaj: Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme