Presidenca: Presidenti Thaçi është shëruar plotësisht

Presidenca e Kosovës ka njoftuar sonte se presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar sot trajtimin pas ndërhyrjes endo-urologjike që kishte më 23 prill 2020 dhe se sipas konstatimit të mjekëve ai është shëruar plotësisht.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se presidenti Thaçi shpreh mirënjohjen më të thellë për mjekët dhe stafin mjekësor që janë kujdesur për të gjatë kësaj kohe.

“Presidenti Thaçi ka falënderuar personalisht ekipin e urologëve Dr. Sabit Mehmeti, Dr. Bashkim Gllareva, Dr. Fahredin Veselaj dhe Dr. Ardit Kryeziu, infermierët Arsim Menxhiqi, Shpresa Makolli, Havushe Konshevci, Dardan Imeri, Feim Buqaj, Xhemile Dalipi dhe Petrit Gashi, ekipin e anesteziologëve Dr. Nehat Baftiu dhe infermierin Qerim Biba; si dhe ekipin e radiologëve Dr. Bujar Gjikolli dhe infermieri Alban Mustafa dhe Lorik Rrustemaj”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, mjekët kanë konstatuar se presidenti gëzon shëndet të mirë e të plotë dhe nuk ka nevojë për trajtime shtesë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!