Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani - Foto: Kuvendi i Kosovës

Presidenca ende pa datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ende nuk e ka caktuar datën e mbajtje së zgjedhjeve lokale.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina ka thënë për KALLXO.com se Osmani ditëve në vijim do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Presidentja ka përfunduar konsultimet me partitë politike dhe ditëve në vijim, konform ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në përgjigjen e tij për KALLXO.com.

Javën e kaluar, presidentja Osmani ka zhvilluar takime me përfaqësues të partive politike në vend për t’u konsultuar për datën e këtyre zgjedhjeve.

Nga këto takime, kreu i Lëvizjes Vetëvendose Albin Kurti ka thënë se sa ma shpejt që mbahen zgjedhjet aq më mirë, kurse Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokartike e Kosovës kanë propozuar 31 tetorin si datë të favorshme për mbajtjen e procesit zgjedhor në nivel lokal.

Zgjedhjet lokale në Kosovë, sipas rregullit zgjedhor duhet të mbahen këtë vjeshtë.