Presidenca e Qeveria nuk i lejojnë të gjitha mediat të mbulojnë takimin me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme

Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.

Për këtë takim nuk janë lejuar të gjitha mediat të marrin pjesë, përveç televizionit publik (RTK) dhe disa mediume të tjera.

Takim pritet të ketë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti me ministrin Maas, por as në Kryeministri nuk janë lejuar të hyjnë të gjitha mediat.

Ekipi i KALLXO.com nuk është lejuar të hyjë në këto dy institucione me arsyetimin se nuk janë në listën e përzgjedhur për t’i mbuluar këto takime.

Për këto takime në emailin e redaksisë së KALLXO.com nuk ka pasur as njoftim.