Prerja e drunjve tek Teatri Kombëtar, Zogaj: “Ne po mbjellim çdo ditë, ata po prejnë”

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, është shprehur se është e papraueshme prerja e drunjve tek Teatri Kombëtar. 

Zogaj e ka quajtur këtë veprim një akt të pafalshëm, pasi sipas tij, kjo hapësirë përfaqëson historinë, kulturën dhe identitetin tonë. 

“Vendimi për të dëmtuar një ambient kaq të rëndësishëm nga Ministria e Kulturës është dëshmi e një mungese të plotë përgjegjësie dhe respekti për trashëgiminë tonë kulturore dhe mjedisore. Është e papranueshme që në emër të “zhvillimit” të shkatërrohen vlerat që i japin kuptim qytetit dhe jetës sonë”- ka shkruar Zogaj, të premten, më 15.11.2024. 

Përveç kësaj, nënkryetrai i Prishtinës ka këkruar llogari nga Ministria e Kulturës për dëmin e shkaktuar. 

“Kërkoj nga Ministria e Kulturës shpjegim të menjëhershëm për këtë vendim skandaloz dhe llogaridhënie për dëmin e shkaktuar. Kjo sjellje nuk mund të tolerohet! Ne po mbjellim çdo ditë, ata po prejnë!”- ka thënë tutje Zogaj.