Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimi i Shaqir Totajt të PDK-së për shërbimet publike në Prizren

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj sonte në Debat Pernime ka dhënë premtim në lidhje me shërbimet publike, në kuadër të vlerësimit të performancës komunale.

Ai tha se në vitin e fundit të qeverisjes nëse zgjidhet në krye të Prizrenit, do të jenë të parët për shërbime pulbike.

“Në vitin e parë do të fillojë përmirësimi, në vitin e fundit do të jemi të parët. Vlerësimi i performancës nuk mund të jetë i mirë nëse nuk ka pasur një menahxim të mirë të performancës”, u zotua Totaj.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë karrigen e të parit të Prizrenit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në KallxoPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit: Afrim Tejeci nga AKR; Anton Quni nga LDK; Milazim Lushaj, kandidat i pavarur; Mytaher Haskuka nga LVV; Shaqir Totaj nga PDK dhe Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit: Afërdita Morina nga LDK; Afërdita Spahiu nga AKR; Dafina Bllaca nga PDK; Lirije Bytyqi nga Nisma Socialdemokrate; Mimoza Bushrani nga LVV; Ngadhjesa Bresa nga Lista GUXO dhe Shqipe Kastrati nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.