Premtimi i LVV: Do t'i hapim 2 çerdhe të reja në Kamenicë

Kandidati për kryetar të Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimaj në Debat Pernime ka premtuar se do t’i hapin dy çerdhe të reja në mandatin e tij.

“Me ndërtu një çerdhe të re dikun janë 300 mijë euro, 5 çerdhe bëjnë 1.5 milionë euro. Ne kemi me i hapë 2 çerdhe të reja”, u shpreh Rahimaj.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Kamenicës diskutojnë në #DebatPernime për balotazhin e 14 nëntorit. 

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Kamenicë: Qëndron Kastrati nga Partia Socialdemokrate dhe Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, kandidati i PSD-së për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati në raunadin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor ka marrë 5 mijë e 408 vota, apo 32,52 për qind. Kurse kandidati i LVV-së Kadri Rahimaj ka siguruar 5 mijë e 156 vota, apo 31,01 për qind. 

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.