Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimi i kandidatit të LVV-së për Fushë Kosovën – Do ta rregullojmë problemin e ujit

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Enver Bajçinca nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka thënë se në mandatin e tij nëse bëhet kryetar do të zgjidhë problemin e mungesës së ujit në këtë komunë.

“Ne zotohemi se në mandatin e ardhshëm do ta bëjmë rregullimin e problemit të ujit përmes lidhjes në fabrikën Shkabaj, në lokacionet e fshatrave e kam prioritet dhe kemi ndarë buxhet, me burimet e tjera plotësuese nga kodrat”, tha ai.

Bajçinca shtoi se ka ngecje të shërbimeve publike në përgjithësi në Fushë Kosovë.

Duke folur edhe për kanalizimin dhe se këto janë gjëra bazike që duhet të zgjidhen.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Fushë Kosovës, diskutojnë në #DebatPernime për balotazhin e 14 nëntorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Fushë Kosovë: Burim Berisha nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Enver Bajçinca nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i LDK-së, Burim Berisha ka siguruar 49,72% të votave, kurse Enver Bajçinca nga LVV ka marrë 25,58%.