Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimet e LVV-së për sundimin e ligjit

Mbrëmë të ftuarit në “DebatPernime” debatuan për “sundimin e ligjit”. Përfaqësuesit e partive të cilët ishin pjesë e debatit, AAK, LDK dhe LVV shpalosën programin e tyre për drejtësinë, luftën kundër korrupsionit, vetingun, Gjykatën Speciale, krimet e luftës, ballafaqimin me të kaluarën dhe tema të tjera.

Edhe pse janë ftuar edhe përfaqësuesit e PDK-së dhe Nismës Socialdemokrate në këtë përballje të programeve politike për drejtësi, ata e kanë refuzuar ftesën.

Përfaqësuesit e LVV-së në këtë debat ishin Adnan Rrustemi dhe Doarsa Kica. Të dy kandidatët për deputetë shpalosën premtimet për sundimin e ligjit.

Premtimet e LVV-së për sundimin e ligjit:

  • Adnan Rrustemi (LVV)

– Krijimi i grupit të hetimeve për hetimin e korrupsionit vetëm te zyrtarët e lartë

– Rishqyrtimi i pakos ligjore për luftimin e korrupsionit

– Definimi i kompetencave të Agjencisë Kundër Korrupsionit

– Të plotësohet Ligji për Konfliktin e interesit

– Vetingu parashihet te drejtuesit policisë edhe komandantët e drejtorive regjionale

– Modernizimi i pajisjeve të Policisë

– Mekanizma që të suspendohen zyrtarët përkohësisht e më pas kur të ketë vendim pozitiv të bëhet kthimi në punë ose të bëhet kompensimi. Por nuk mund të vazhdojmë që për raste të konfliktit të interesit, korrupsion e keqpërdorim të detyrës zyrtare të mos jenë të suspenduar.

– Do të angazhohemi që zyrtarët publik të mos përfshihen në afera korruptive

– Zyrtarët e lartë që kanë aktakuza duhet të suspendohen

– Miratimi i Ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, barra e provës do t’i bie palës së dyshuar

– Riaktivizimi i databazës së Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar

– Vetingu do të bëhet përmes Ligjit për vetingun. Duhet të fillojë me KPK-në, KGjK-së, kryetarët e gjykatave, Policinë, AKI-në, intelegjencën financiare.

– Vetingu do të bëhet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë. Brenda vitit të parë miratohet ligji dhe zgjidhet trupa pra komisionarët e vetingut. Brenda mandatit kryhet vetingu.

– Themelimi i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës

– Krijimi i Muzeut të luftës dhe ngritja e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

  • Doarsa Kica (LVV)

– Ngritja e kapaciteteve në prokurori dhe gjyqësi dhe trajnimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve

– Do të forcohet Ligji për Sinjalizues

– Shtimi i hetuesve në kuadër të Prokurorisë që t’i kenë eprorë prokurorët e jo eprorët policorë. Kjo do të bëhet brenda mandatit.

– Duhet të ngriten kapacitetet e Prokurorisë Speciale

Pjesë e debatit të sotëm ishin: Selim Selimi nga AAK, Shkëmb Manaj e Valdet Hoxha nga LDK dhe Adnan Rrustemi e Doarsa Kica nga LVV, të cilët folën për “Sundimin e ligjit”.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës ishin kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Debati do të transmetohet çdo mbrëmje me fillim prej orës 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.