Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimet e LDK-së për zhvillim ekonomik

Të ftuarit në emisionin #Debat Pernime debatuan për zhvillimin ekonomik. Përfaqësuesit e partive të cilët ishin pjesë e debatit, AAK, IRDK dhe LDK shpalosën programet e tyre qeverisëse dhe kërkesat tyre për zhvillimin ekonomik.

Edhe pse për këtë debat janë ftuar edhe përfaqësuesit e PDK-së, Nismës Socialdemokrate, LVV-së në këtë përballje të programeve politike në temat e trajtuara, ata e kanë refuzuar ftesën.

Përfaqësuesi i LDK-së në këtë debat ishte Hykmete Bajrami, e cila shpalosi programin qeverisës për zhvillimin ekonomik për zgjedhjet e 14 shkurtit.

  • Hykmete Bajrami (LDK)

– Të krijojmë incentiva që operatorët ekonomik të kenë më të lirë veprimin në sektorin formal se në atë informal. Do të punojmë për fiskalizimin qendror. Fiskalizimi do të centralizohet. Do t’i shndërrojmë qytetarët në inspektorë. T’i skenojnë kuponët fiskalë dhe shteti t’ia kthejë 2%.

– Dialogu të jetë pjesë përbërëse e agjendës së qeverisjes që të shtrihet sovraniteti në 4 komunat e veriut. Temë kryesore do të jetë përmbyllja e dialogut kjo është një çështje kryesore jo vetëm politike por edhe ekonomike, shtrirja e sovranitetit në veri.

– Ligji duhet të veprojë mbi të gjithë. Politikat stimuluese nuk janë duke prodhuar integrim. Fiskalizimi central nga ATK, bizneset do ta kenë një printer, një aplikacion që munden me instalu besoj që ka me qenë një masë shumë e lehtë.

– Intensifikimi i dialogut, njohja reciproke brenda një viti. Ne përfundimisht duhet me përmbyllë çështjen me Serbinë brenda një viti. Nëse nuk ka njohje duhet me u ndryshu krejt qasje ndaj veriut.

– Ne e dimë se çka do të thotë akciza, vendoset në mallrat e luksit dhe ato të dëmshme. Nëse dëshirojmë të mbështesim sektorin e prodhimit të duhanit ka mënyra të tjera dhe nuk bëhet përmes heqjes së akcizës por përmes subvencionimit. Ne do të vazhdojmë me mbajtë akcizën, nëse unë pyetem do ta rrisim akcizën.

– Ne do të bëjmë politika të veçanta për subvencionim të prodhuesve të duhanit nga Ministria e Bujqësisë.

– Nëse jemi në Qeveri, ne do e zgjedhim dhe do të vazhdojmë me metodën fikse për akcizën në duhan.

– Akciza është fikse te alkooli, nuk planifikojmë ta rrisim tatimin në akcizë.

– Do të fillojmë të vendosim akcizë në produkte të tjera, njëra prej tyre është plastika e cila është shumë e dëmshme.

– Ne e kemi hequr akcizën te veturat ekologjike, duhet të lëvizim drejt standardeve të CO2, është pjesë e programit.

– Duhet të zgjerohet lista e produkteve me 0% të tatimit në vlerën e shtuar.

– Granti i 4 kapital, një herë e përgjithmonë do të balancohen investimet nga niveli qendror. Vendosja e grantit të performancës po e bëjmë me ligj të obligueshëm.

– Duhet të analizohet situata, të merren praktikat e mira, të ngriten kapacitetet, kazinot nuk duhet t’i lejojmë.

– Tatimi në tokë, sistemi për tatimin në tokë është i gatshëm. Do të fillojë shumë shpejtë. Në momentin e parë që sigurohemi që a janë eliminuar pasojat e pandemisë. Sipas legjislacionit nuk është mendu me pas një dallim mes një hektari që punohet dhe atij që nuk punohet. Nëse nuk e punojnë tokën do të tatimohen, kështu që detyrohen t’i punojnë apo t’i japin me i punu të tjerët.

– Duhet të intensifikohen vizitat jo vetëm në mobilshopet por edhe në biznese të tjera.

– Kemi biseduar me ATK-në që të instalohet një softwer që telefonat mos të mund me hyjnë në funksion nëse nuk debllokohen e ata nuk mund të debllokohen nëse nuk ka të paguar tatimin.

– Nuk do të ketë rritje të tatimeve, me mundësitë e rishikimit të uljes, me normë të tatimit 0% dhe 8%, me qëllimin që të përfshihen edhe ato që nuk janë të përfshira.

– Udhëzimi për pushimet tatimore.

– Njohja e humbjeve, te ata që shesin pemë dhe perime.

– Mbledhja e TVSh-së brenda vendit, mendojmë që ta realizojmë brenda mandatit.

– Heqja e arkave fiskale dhe mirëmbajtja e tyre.

– Bashkim gradual i ATK-së dhe Doganës, brenda vitit të parë vetëm bashkimi i tyre.

– Të përkrahen bizneset e grave.

– Mbështetja e sektorit të teknologjisë informative.

Pjesë e debatit ishin: Fatmir Gashi nga AAK, Elbert Krasniqi nga IRDK dhe Hykmete Bajrami nga LDK.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Debati transmetohet çdo mbrëmje në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.