Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimet e LDK-së për sigurinë

Të ftuarit në emisionin #Debat Pernime debatuan për zhvillimin ekonomik. Përfaqësuesit e partive të cilët ishin pjesë e debatit, AAK dhe LDK-AKR, shpalosën programet e tyre për siguri.

Edhe pse për këtë debat janë ftuar edhe përfaqësuesit e PDK-së, Nismës Socialdemokrate, LVV-së në këtë përballje të programeve politike në temat e trajtuara, ata e kanë refuzuar ftesën.

Përfaqësuesi i koalicionit LDK-AKR-së në këtë debat ishte Flamur Sefaj, i cili shpalosi programin qeverisës për siguri për zgjedhjet e 14 shkurtit.

  • Flamur Sefaj (LDK-AKR)

– Ka ardhur momenti që nga niveli i përgjimit të mikrodilerëve të ngritët në nivel nacional pra në makronivel. Të aktivizohet niveli elitar, të bëhet përgjimi i makrodilerëve. Shteti të ndajë mjete në këtë lëmi.

– Vëzhgimin e kufijve për të ndaluar trafikun e drogës mund ta bëjmë përmes dronëve.

– Duhet të rishqyrtohet dhe rishikohet hierarkia te Krimet Ekonomike, të ndërpriten lidhjet e hetuesve me bizneset dhe institucionet e ndryshme. Ngritja e kapaciteteve përmes trajnimeve që duhet të shkoj në nivel kulturor dhe të vetëdijesimit, puna që e bëjnë ata është etike dhe morale dhe duhet ta mbrojnë me çdo kusht.

– Prokurim publik është i prekur më së shumti nga korrupsioni. Kontrolli i implementimit të kushteve të parapara me kontratë. Duhet të intervenojnë në fazën e hartimit të kontratave.

– Kriteri i çmimit më të ulët është i gabueshëm, duhet të bëhet përzgjedhja e çmimit optimal, duhet të ndërhyjmë menjëherë që ta rregullojmë këtë.

– Verifikim të pasurisë të të gjithë zyrtarëve që janë në prokurim, kjo është gjurmë e mirë për fillim të hetimeve.

– Duhet të jenë të gjithë anëtarët e OShP-së, politika duhet të rrijë larg. Duhet të rritet integritetit të njerëzve që zgjidhen në atë panel, duhet të rritet transparenca në rastet që i zgjidhin.

– Duhet të jetë në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale dërgimi i rasteve nga OShP në Prokurori.

– Duhet të bëhet analizë sociale dhe ekonomike për kazinot dhe lojërat e fatit. Bixhozi nëse nuk kontrollohet është negativ. Mund të ekzistojnë në disa pjesë të vendit tonë, e njëjta duhet të ndodh edhe me kazinot online.

– Duhet të punohet në infrastrukturën tonë ligjore për shpëlarjen e parave dhe evazioni fiskal. Duhet të punohet me të gjitha agjencitë që janë të kyçura në ndjekjen e këtij krimi.

– Mjetet e motorizuara të Policisë duhet të jenë të modernizuara.

– Nuk duhet të ketë ndërrime të shpeshta të drejtorëve të Policisë por duhet t’i lëmë t’i përfundojnë projektet e tyre.

– Kushdo që e lë postin me Policinë dhe Prokurorinë nuk është simpatike t’iu qasen posteve politike edhe pse është problem me ua ndalu. Ndoshta është mirë me u rregullu me ligj kjo.

– Legalizimi do ta luftonte krimin e organizuar që është i lidhur ngushtë me trafikim dhe prostitucion. Duhet të kemi parasysh përhapja e sëmundjeve ngjitëse. Nëse e ndërmarrim një veprim të tillë duhet të përfshihen edhe akterë të tjerë, është temë e cila duhet të diskutohet pak më thellë.

– Duhet ta bëjmë pajisjen me hallkat mbikëqyrëse për personat nën arrest shtëpiak se do të imponohet nga standardet kjo lidhet me të drejtat elementare të njeriut. Por nuk mund të them datën se kur.

– Sigurimi shëndetësor, sigurimi i jetës, pensionimi i parakohshëm, pagesa e orëve shtesë për Policinë e Kosovës duhet të bëhet sa më shpejtë. I gjithë ky proces do të përfundojë brenda një viti e gjysmë nëse përfshihen të gjitha palët e interesit.

– Legalizimi i marihuanës. Nëse është një proces i rregulluar mirë, nëse krijon vende të punës ne si politikanë e bëjmë por duhet të kemi kujdes para se të marrim një hap të tillë.

– Duhet të shkëputen Policia e Kosovës dhe IPK-së, duhet të rriten sanksionet mbi zyrtarët e IPK-së të cilët nuk arrijnë t’i implementojnë verifikimet dhe konstatimet e tyre.

Pjesë e debatit ishin: Selim Selimi nga AAK dhe Flamur Sefaj nga LDK-AKR.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Debati transmetohet çdo mbrëmje në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.