Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimet e LDK-së për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale

Të ftuarit në emisionin “Debat Pernime” debatuan për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale. Përfaqësuesit e partive të cilët ishin pjesë e debatit, AAK, LDK dhe FJALA shpalosën programet e tyre qeverisëse dhe kërkesat tyre për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale.

Edhe pse për këtë debat janë ftuar edhe përfaqësuesit e PDK-së, Nismës Socialdemokrate, LVV-së në këtë përballje të programeve politike në temat e trajtuara ata e kanë refuzuar ftesën.

Përfaqësuesi i LDK-së në këtë debat ishte Hatim Baxhaku, i cili shpalosi programin qeverisës për shëndetësi dhe mirëqenie sociale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hatim Baxhaku (LDK)

– Nuk ka nevojë për spital anti-COVID. Çdo spital mund të shndërrohet në spital anti-COVID.

– Kemi parasysh një reformë rrënjësore në shëndetësi, duhet të rritet llogaridhënia dhe dhënia e përgjegjësisë.

– Rritja e disiplinës në punë e mjekëve dhe infermierëve.

– 700 mijë doza janë donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 600 mijë vaksina nga fondi i Qeverisë së Kosovës, plani për vaksinim është përgatitur dhe në qershor diku 50% e popullsisë do të jenë të vaksinuar.

– Nuk do të ketë keqpërdorim të vaksinave.

– Pa dyshim që po, do të publikohet çmimi i vaksinave.

– Deri në mars do të arrijë në 5 mijë teste për COVID-19 në ditë.

– Në këtë moment nuk ka nevojë të shkojnë në privat për testin D-Dimer, ne shqiptarët jemi pa durim, se në Prizren bëhet testi D-Dimer, barna, fotografime.

– Duhet të unifikohet vlera të cilët e marrin qytetarët e infektuar me COVID-19. Nga lista esenciale të mos mungojë asnjë bari. Duhet të jetë diku te 500 euro dhe të jetë unik. Nëse do të pyetesha unë do të ishte 500 euro.

– Do ta bëjmë një listë esenciale, dinamike dhe të hapur me revidim të përditshëm. Do të bëhet një udhëzim administrativ që do të rregullojë prokurimin e barnave.

– Ne kemi paraparë një pako bazike për shëndetin primar, që do të jetë unike për të gjitha komunat, kemi paraparë shërbimin shtëpiak te pacientët me sëmundje të rënda, për gratë shtatzëna, gratë lehone dhe fëmijët deri në 6 vjeç.

– Secili pacient duhet ta ketë mjekun e vet.

– Themelimi i ShSKUK-së është gabim. Shërbimi spitalor ka kompetenca të tepruara, ka marrë kompetenca të Ministrisë së Shëndetësisë. Duhet të ndryshohet ligji për shëndetësi dhe statusi i ShSKUK- së, duhet të pavarësohen klinikat dhe spitalet rajonale.

– Prishtina ka nevojë për një spital të përgjithshëm.

– Brenda rrethinës së ShSKUK-së ka vend për një spital sekondar, pse mos të ketë vend për një spital sekondar e ka vend për një market të madh.

– Në programin e LDK-së është e paraparë që lista esenciale të përditësohet sa herë që profesionistët shëndetësorë e shohin se ajo duhet të përditësohet.

– Kontrolli i spitaleve private nga Inspektorati Shëndetësor dhe respektimi i kritereve në dhënien e licencave për spitalet shëndetësore.

– Pagesa 9 muaj nga shteti dhe 3 muaj nga biznesi për pushimin e lehonisë

– Duhet të rritet numri i inspektorëve të punës.

Pjesë e debatit ishin: Shemsedin Dreshaj nga AAK, Gëzim Kelmendi nga FJALA dhe Hatim Baxhaku nga LDK.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Debati transmetohet çdo mbrëmje në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.