Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimet e LDK-së për politikë të jashtme

Të ftuarit në emisionin #Debat Pernime debatuan për politikë të jashtme. Përfaqësuesit e partive të cilët ishin pjesë e debatit, LDK, NDS, LVV shpalosën programet e tyre qeverisëse dhe kërkesat tyre për politikë të jashtme.

Edhe pse për këtë debat janë ftuar edhe përfaqësuesit e PDK-së, Nismës Socialdemokrate, AAK-së në këtë përballje të programeve politike në temat e trajtuara, ata e kanë refuzuar ftesën.

Përfaqësuesi i LDK-së në këtë debat ishte Valon Murtezaj, i cili shpalosi programin qeverisës për politikë të jashtme për zgjedhjet e 14 shkurtit.

  • Valon Murtezaj (LDK)

– Duhet të bëhet një “breakdown” i asaj pike (Minishengeni) dhe të shihen interesat e Kosovës. Ka shumë për t’u bërë jo vetëm për këtë pikë për të avancuar pozicionin e Kosovës.

– Asnjëherë nuk ka qenë që të ndërrohet emri i Ujmanit. Fizibiliteti do të bëhet për të parë se çka do të bëhet me ujin e Ujmanit. Nuk do të ndodh asgjë pas fizibilitetit meqenëse një përqindje e ujit gjendet në territorin e Serbisë, duhet të diskutohet por nuk do të thotë të lëshohet pe. Fizibiliteti plotësisht shkon në anën tonë jo se ShBA mban anën tonë por sepse e drejta është në anën tonë.

– ShBA dhe BE janë interesi madhor dhe nacional. Pa këtë aleancë të gjitha aleancat e tjera do të kishin më të zbehtë. Për dialogun, Brukseli apo ShBA, nuk do ta bëj këtë ndarje.

– Qeveria është ajo që e udhëheqë dialogun. Nuk duhet ta harrojmë që për çështjet e mëdha nuk duhet të mjaftohemi me një qasje të ngushtuara, të jetë vetëm një individ apo një degë e ekzekutivit, mirëpo uniteti sa më i gjerë për interes nacional pozita e Kosovës në dialog do të jetë më e fuqishme. Të gjithë duhet të bëhen bashkë, për të gjithë ka vend.

– Është koha e fundit që të punohet për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, të jemi të kujdesshëm që çdo gjë që është arritur deri tani të shikohen me lente. Është proces kompleks që nuk varet vetëm nga Kosova.

– Duhet t’i qëndrojë marrëveshjeve dhe zotimeve (ambasada në Jerusalem). Ne ende nuk e kemi vendosur ambasadën atje, ne duhet të jemi palë e besueshme. Unë jam shumë i sigurt që kjo nuk do të jetë kurrë çështje për Kosovën.

– S’mund të jap datë për viza.

– Nëse pyetem unë në 10-20 vite të ardhshme të jetë bashkë por nuk është një ndërmarrje e lehtë.

– Do të duhet të ndodh dhe angazhimi do të jetë i plotë. Po e premtojmë që ka me ndodh pagesa e rrymës nga komunat e veriut.

– Me një shtet mik siç është Mali i Zi është shumë i rëndësishëm a të njohin të gjithë fqinjët. Kosova ka pasur fatin e mirë përveç me Serbinë, të gjitha shtete e tjera e kanë njohur. Mali i Zi e ka votuar Kosovën në të gjitha anëtarësimet që i ka pasur jashtë. Gjërat mund të lëvizin por të thuash i ke marrë 8 mijë hektarë, kjo nuk mund të funksionojë si argument.

– Procesi i anëtarësimit nuk është një hap, tash Kosovën nuk e ndalon askush të fillojë procesin e përgatitjes. Pas themelimit të Qeverisë së re fillojnë bisedimet me administratën Biden dhe asgjë nuk është fikse. Nëse merresh vesh me një palë nuk duhet t’i bëhesh gjërat kaq të thjeshta.

– Do të ketë vlerësim të përgjithshëm të stafit diplomatik. Nuk nënkupton që do të ketë spastrim me logjikën e zëvendësimit me njerëzit e tu, kriteri kryesor është meritokracia. Të vendosen disa kritere të bazuara në meritokraci, rotacion, barazi dhe natyrisht profesionalizmi është një proces i pafund.

Pjesë e debatit ishin: Valon Murtezaj nga LDK, Emilia Rexhepi nga NDS dhe Haki Abazi nga LVV.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Debati transmetohet çdo mbrëmje në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.