Premtimet e koalicionit AAK-PSD për ambientin

Koalicioni i partive AAK-PSD ka premtuar se nëse arrtin të fitoj mandatin qeverisë brenda katër viteve do të nxjerr një ligj për vendosjen e një takse për përdorimin e qeseve të plastikës.

Fitnete Bejta, kandidate për deputete nga AAK tha se duhet të vendoset që të gjobiten qytetarët që ndotin ambientin.

 

Këto janë premtimet për mjedisin nga koalicioni AAK-PSD:

Jeta Xharra: A duhet me u ndalu me ligj djegia e qymyrit për ngrohje?

Fitnete Bejta: Jo, derisa ndërsa nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër. Me ndërtimin e termocentralit C ka me u rritë kapaciteti për energji kjo ka me ndiku me u rritë kapacitet në Prishtinë, Fushë Kosovë e Obiliq.

Jeta Xharra:Kur kanë me pas ngrohje qendrore prej KEK-ut, Fushë Kosova dhe Obiliqi?

Fitnete Bejta: Në Lipjan veç është buxhetu, në Drenas është alizu fizibiliteti dhe është në projekt..

Jeta Xharra: Sa ngrohje qendrore keni me i ndërtu nëpër qytete? Ku dhe kur?

Fitnete Bejta: Këto janë vecse të planifikuar dhe brenda mundësive në mandatin e parë.

Jeta Xharra: A duhet me vendos taksa për përdorim të qeseve të plastikës?

Fitnete Bejta: Mandatin e parë duhet me u bë ligjet, duhet së pari duhet me pas një strategji sepse nuk e ka bërë ministria.

Jeta Xharra: A keni me fillu me i gjobit qytetarët që e ndotin ambientin?

Fitnete Bejta: Duhet të kemi një gjobitje për degradim të ambientit mirëpo edhe vetëdijesim.

Jeta Xharra: A keni me bo lirime tatimore për veturat e reja e jo-ndotëse?

Fitnete Bejta: Duhet me iu kriju alternativa të tjera. Brenda mandatit qeverisë Haradinaj.

Jeta Xharra: Kur ka me u implementu standardi europian Euro 5 dhe Euro 6 për regjistrim të veturave në Kosovë?

Fitnete Bejta: Edhe kjo brenda mandatit.

Jeta Xharra: Kur keni me i obligu kompanitë që shesin vaj me grumbullu vajin e përdorur?

Fitnete Bejta: Me sa e kam kuptuar kjo veçse është në proces, besoj që në vitin e parë duhet të miratohet ligji.

Jeta Xharra: Kur keni me i obligu kompanitë që shesin bateri me i grumbullu e me i reciklu  bateritë?

Fitnete Bejta: Ky rregull mund të zgjas. Nuk besoj që do të besoj që do të realizohet në mandatin e parë.

Jeta Xharra: Kur ka me u bo deponia për mbeturina industriale? (i kemi humb 12 milionë të BE-së me ndërtu këtë deponi)?

Fitnete Bejta: Kjo veçse është në procedurë. Në mandatin e ardhshëm.