Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimet e kandidatëve të Malishevës për emërimin e grave në drejtoritë komunale 

Kandidatët për kryetar të komunës së Malishevës kanë dhënë premtimet e tyre për emërimin e grave në drejtoritë komunale.

Ata kanë premtuar respektim të barazisë gjinore në emërimin e grave në drejtoritë komunale.

Në Debat Pernime, të gjithë kandidatët për kryetar të Malishevës kanë premtuar se në rast se do të marrin mandatin e kryetarit të Komunës, gjysma e drejtorive komunale do të drejtohet nga gratë.

Respektimi i ligjit për barazinë gjinore monitorohet nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal përmes Raportit të Performancës Komunale, në të cilin komunat marrin pikë vlerësuese për këto emërime e më pas përfitojnë edhe grante.

Gjithashtu, kandidatët kanë premtuar avancim dhe mbështetje për gratë e komunës së Malishevës.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Malishevës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetarë të komunës së Malishevës, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, Bajrush Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Isni Kilaj nga Partia Demokratike e Kosovës, Kastriot Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Selajdin Bytyci, kandidat i Pavarur. 

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Malishevës: Marigona Ramaj AAK, Sadije Krasniqi LVV, Trëndelinë Begaj LDK.