Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimet e IRDK-së për zhvillim ekonomik

Të ftuarit në emisionin “Debat Pernime” debatuan për zhvillimin ekonomik. Përfaqësuesit e partive të cilët ishin pjesë e debatit, AAK, IRDK dhe LDK shpalosën programet e tyre qeverisëse dhe kërkesat tyre për zhvillimin ekonomik.

Edhe pse për këtë debat janë ftuar edhe përfaqësuesit e PDK-së, Nismës Socialdemokrate, LVV-së në këtë përballje të programeve politike në temat e trajtuara, ata e kanë refuzuar ftesën.

Përfaqësuesi i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK) në këtë debat ishte Elbert Krasniqi, i cili shpalosi programin qeverisës për zhvillimin ekonomik për zgjedhjet e 14 shkurtit.

  • Elbert Krasniqi (IRDK)

– ATK duhet ta rris vigjilencën e saj

– Duhet të respektohet shteti ligjor në çdo cep të Kosovës. Ideja e shtetit ligjor duhet të jetë e pakompromis

– Duhet të shtrihet sovraniteti i shtetit në veri.

– Do të insistoj që TVSh-ja e produkteve nga lista esenciale të zbritet në 0%, si mielli, qumështi e të tjera. Një lëvizje e tillë duhet të dakordohet me kryeministrin e ardhshëm.

– Të mbështetet sektori privat që të punësohen më shumë të reja dhe të rinj të komuniteteve

– Do të mbështeten nënat e papuna në 6 muajt e parë të lehonisë me 250 euro

– Rritja e asistencës sociale

– Ne duhet të kemi politika të gjelbra dhe të fokusohemi te ideja e riciklimit

– Duhet të rregullohen me ligj kazinot dhe lojërat e fatit

– Ata që e punojnë tokën edhe të mbështeten

– Të ketë inspektorë në terren më shumë, të mos jenë kontrolli doganor sporadik

– Ngritja e pagës minimale në 250 euro, të mostatimohen në pagën minimale

Pjesë e debatit ishin: Fatmir Gashi nga AAK, Elbert Krasniqi nga IRDK dhe Hykmete Bajrami nga LDK.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Debati transmetohet çdo mbrëmje në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.