Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimet e Hazirit për parkingje, këto janë lokacionet që i përmendë

Lutfi Haziri, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Komunës së Gjilanit, ka premtuar në Debat Pernime ndërtimin e disa parkingjeve nëpër disa lokacione në Gjilan.

“Parkingu i parë nëntokësorë do të jetë të Stacioni i ri i Autobusëve, i dyti tek Komuna, që do të rrënohen shumica e objekteve, i treti tek tregu i gjelbert i cili do të përkthehen në ikubator për biznesin familjar dhe tjetra janë pesë parkingje mobile në Gjilan”, tha Haziri.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Gjilanit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në KallxoPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Gjilanit: Alban Hyseni nga LVV; Gani Neziri – kandidat i pavarur; Leonora Morina Bunjaku nga PDK; Lulzim Bexheti – kandidat i pavarur; Lutfi Haziri nga LDK dhe Nazim Gagica nga AAK.

Po ashtu, pjesë e debatit janë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Gjilanit: Albulena Sylejmani nga PD; Arjeta Kastrati nga Vatra; Diana Toska nga LDK; Kaltrina Fazliu nga AKR; Krenare Latifi Kqiku nga LVV dhe Zarife Asllani nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.