Premtimet e Bulliqit për barazinë gjinore në udhëheqjen e drejtorive komunale

Në debatin me kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës, ata treguan se si do të qeverisin në dy vitet e ardhshme deri në zgjedhjet e reja komunale.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi tha se do të mundohen të rrisin kuotën e grave udhëheqëse në qeverisjen e tij.

“Kuota do të respektohet, meqë përqindja është diçka tjetër. Përqindja është 50 me 50. Gratë janë shumë më të përgjegjshme dhe në raste dalin shumë më mirë se këta që kanë udhëheq. Kuota 30 përqind do të jetë e sigurtë por do të ketë mundësi rritje”, ishte premtimi i Bulliqit.

Debati i sotëm në Podujevë me kandidatët për kryetar në këto zgjedhje të jashtëzakonshme po mbahet pa publik.

Kjo pasi që Qeveria e Kosovës pak para fillimit të debatit mori vendim që aktivitetet publike dhe jo publike të mbahen të mbyllura pa praninë e publikut.

Sonte në “Debat Pernime” janë prezent tre kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës po mbahen për shkak të ndërrimit të pozitës së kryetarit të kaluar Agim Veliu.

I njëjti në qeverinë e re është pozicionuar si Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës mbahen ditën e diel më saktë më 15 mars.

 

 

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!