Premtimet e Agim Ademit – Nga ndeshjet e natës e deri tek 22 mijë ulëse në ‘Fadil Vokrri’

Agim Ademi mori mandatin për të udhëhequr me Federatën e Futbollit të Kosovës përmes një Kuvendi Zgjedhor të shumë përfolur, me ankesa e me refuzim të delegatëve për të marrë pjesë në Kuvend.

Agim Ademi në fjalimin e tij premtoi se gjatë këtij mandati do të bëhet rritja e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë si dhe do të mundësohet ndriçimi i të gjithë stadiumeve ku garojnë ekipet e Superligës së Kosovës në futboll.

“Rritja e këtij stadiumi (Fadil Vokrri), është e domosdoshme, pikërisht në këtë kohë dhe do ta ngrisim deri në 22 mijë vende”, tha Ademi.

Këto premtime Ademi i dha gjatë prezantimit të programit të tij, pak para se të marrë besimin delegatëve edhe për një mandat gjatë Kuvendit Zgjedhor të FKK-së që u mbajt sot.

Ademi ka thënë gjatë ekspozesë së tij se në katër vjetët e ardhshme së bashku me organet drejtuese të FFK-së do të punojë për avancimin e futbollit kosovar.

Një nga premtimet e Ademit është edhe fokusi te futbolli i të rinjëve, ku do të synohet që të ketë programetë veçanta për fëmijet.

Ademi ka thënë se gjatë mandati të tij do të bëhet kompletimi i kampit nacional të futbollit në Hajvali, derisa shtoi se do të ndërtohen 7 fusha të futbollit në 7 regjionet e Kosovës, të cilat do të jenë në dispozicion të klubeve dhe shkolla që nuk kanë infrastrukturë për zhvillimin e  aktiviteteve të tyre.

Ai ka premtuar edhe realizimin e projekti për akademinë e futbollit dhe projekt tjera me UEFA-n dhe FIFA-n.

Agim Ademi është rizgjedhur sot për një mandat 4 vjeçar kryetar i FFK-së, mes shumë polemikave dhe kundërshtimeve nga delegatë dhe anëtarë të federatë.

15 delegat të Kuvendit të FKK-së bojkotuan mbledhjen e Kuvendit të FKK-së që rizgjodhi Ademin, duke pretenduar mbajtja e tij dhe rizgjedhja e kryetarit u bë në mënyrë të paligjshme.

Mediat nuk u lejuan të përjellin nga afër punimet e kuvendit zgjedhor.

Agim Ademi ishe kandidati i vetëm për kreun e FKK-së, pasi Gramos Vokrrit iu pa mundësua gara për këtë pozitë.

Për herë të parë në kryet të FFK-së  Ademi është zgjedhur në viti 2018.

Pak javë më parë, zyrtari i FFK-së, Artan Govori akuzoi Ademin për sulm fizik, që u mohua nga ky i fundit.