Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimet e AAK-së për zhvillim ekonomik

Të ftuarit në emisionin #Debat Pernime debatuan për zhvillimin ekonomik. Përfaqësuesit e partive të cilët ishin pjesë e debatit, AAK, IRDK dhe LDK shpalosën programet e tyre qeverisëse dhe kërkesat tyre për zhvillimin ekonomik.

Edhe pse për këtë debat janë ftuar edhe përfaqësuesit e PDK-së, Nismës Socialdemokrate, LVV-së në këtë përballje të programeve politike në temat e trajtuara, ata e kanë refuzuar ftesën.

Përfaqësuesi i AAK-së në këtë debat ishte Fatmir Gashi, i cili shpalosi programin qeverisës për zhvillimin ekonomik për zgjedhjet e 14 shkurtit.

  • Fatmir Gashi (AAK)

– Ekziston strategjia kombëtare për luftimin e informalitetin, shpëlarjen e parave ku janë të inkuadruar institucionet relevante. Për me ndalë këtë çështje duhet që keshin ta tërheqim sa më shumë që është e mundur nga qarkullimi. Me pagesa elektronike do të zvogëlohet ekonomia joformale. Digjitalizimi i pagesave, kjo mënyrë do ta ndalë informalitetin.

– Do t’i japim institucioneve të gjitha të drejtat dhe mjetet për me shtri ligjin edhe në veri.

– Duhet t’iu dërgohet arka fiskale dhe të dënohen si çdo qytetar tjetër në veri. AAK ka me shtri sovranitetin edhe në veri. Kemi me bo projekt, ATK dhe Policia kanë me shtri sovranitetin atje, përndryshe po pajtohemi me ndarje. Me neve menjëherë shtrihet sovraniteti, në vitin e parë të qeverisjes, në 2021, nuk ka më me prit.

– Do ta rikthejmë industrinë e prodhimit të duhanit.

– Ato vetura që hyjnë në Kosovë duhet t’iu bëhet testimi i djegies. Ne duhet të marrim politika të shpejta. Të zbritet edhe TVSh-ja, të zbritet në 8%, veturat e reja të lirohen nga TVSh dhe dogana. Deri në 2030 nuk do të ketë më vetura me naftë.

– Çdo fëmije që dërgohet në çerdhe publike dhe private t’iu jepen 40 euro.

– Taksa te ushqimi për fëmijë në 0% dhe veshmbathje 8%.

– Komunitetet jo-serbe kanë nevojë për mbështetje më të madhe buxhetore, shkollim apo jetesë.

– Të rishikohet komplet lista dhe produktet esenciale.

– Propozimi jonë është me qenë e unifikuar taksa në pronë por nuk mundet me qenë e unifikuar në biznese

– Kazinot të koncentrohen në vendet dhe pjesët e caktuara të Kosovës, një në Podujevë një në Prizren dhe një Graçanicë. Duhet me i leju por kjo duhet të rregullohet më mirë.

– Të gjithë do ta kenë një taksë specifike për atë tokë, ata që e punojnë tokën do ta kenë taksën 0%. Ky ligj për tatimin në tokë do të implementohet në vitin 2021.

– ATK duhet t’i ketë në fokus telefonat e padoganuar.

– Tatimi në eksport në të ardhurat e korporatave do të jetë 0%.

– Shërbimet të cilat eksportohen tatimet do t’i kenë 0%.

– Mbi të ardhurat personale, që në pagë minimale do të jetë 0%.

– Tatimi në të ardhura – për 170 euro 0%, për 270 euro 4% dhe për 370 euro 8%.

– Tatimi mbi vlerën e shtuar do të mblidhet brenda, në vitin e parë mblidhet në brendi, në vitin e dytë, në 2022, do të shkojë mbledhja në faturim.

– Një administratë në ATK të merret vetëm në TVSh.

– Jemi për bashkim të shërbimeve të përbashkëta të Doganës dhe ATK-së.

Pjesë e debatit ishin: Fatmir Gashi nga AAK, Elbert Krasniqi nga IRDK dhe Hykmete Bajrami nga LDK.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Debati transmetohet çdo mbrëmje në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.