Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimet e AAK-së për sigurinë

Të ftuarit në emisionin #Debat Pernime debatuan për zhvillimin ekonomik. Përfaqësuesit e partive të cilët ishin pjesë e debatit, AAK dhe LDK-AKR, shpalosën programet e tyre për siguri.

Edhe pse për këtë debat janë ftuar edhe përfaqësuesit e PDK-së, Nismës Socialdemokrate, LVV-së në këtë përballje të programeve politike në temat e trajtuara, ata e kanë refuzuar ftesën.

Përfaqësuesi i AAK-së në këtë debat ishte Selim Selimi, i cili shpalosi programin qeverisës për siguri për zgjedhjet e 14 shkurtit.

  • Selim Selimi (AAK)

– Plani kemi një qasje më agresive për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare, specializimi i Njësitit të Dograve. Pajisja me pajisje të reja, përgjimi dhe masat e veçanta të përcjelljes. Trajnimi i prokurorëve të specializuar.

– Ngritja e kapaciteteve në inteligjencën policore.

– Në Ligjin e procedurës penale parashihet që të suspendohen menjëherë zyrtarët që kanë aktakuzë për korrupsion.

– Rritja e pagës së policëve, paga mesatare të jetë 700 euro varësisht prej gradave, prej 700 e më tutje.

– Do të krijohet një task-forcë për luftimin e korrupsionit që do t’i ngjajë FBI-së. Kjo Byro do të merret edhe me pastrimin e parave dhe evazionin fiskal. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare që do të na ndihmojnë në marrjen e informatave në këtë aspekt.

– Të bëjmë çdo lloj tenderimi me transparencë të plotë, incizimi i tyre dhe fuqizimi i tenderimit elektronik. Sa herë që formohen panelet përzgjedhëse të jenë gjithëpërfshirëse, të ketë edhe shoqëri civile apo edhe watch-dog. Çmimi më i ulët ka shkaktu probleme serioze, duhet të ndryshohet ligji dhe të bëhet çmimi më i favorshëm. Ne e kemi si pjesë të programit që çmimi më i ulët të mos jetë gjithmonë përcaktues.

– Hapi i parë është Ligji i Gjykatës Komerciale, ky ligj do të jetë adresa e kompanive për zgjidhjen e rasteve ku mund të jenë edhe tenderët.

– Mungesa e anëtarëve në OShP ka qenë gjithmonë problem, se kriteret për të qenë anëtar i panelit të OShP-së janë të larta. Të kemi kujdes që të fuqizohet edhe me staf mbështetës OShP.

– Anëtarët e OShP-së duhet t’i dërgojnë veprat penale në Prokurori se moskallëzimi i veprës penale është vepër penale. Duhet të bëhet një intervenim edhe në çështjet e OShP-së. Nëse ndonjë anëtar i OShP-së sheh dyshim të bazuar se ka vepër penale atëherë duhet të dorëzojnë kallëzim penal se nëse i lihet në dorë prokurorit atëherë ata do të jenë më të ngarkuar.

– Rregullimi i kazinove dhe lojërave të fatit duhet të ndodh menjëherë.

– Ndryshimi i statuteve të partive politike duke e avancuar çështjen e pagesave dhe donacioneve për parandalimin e shpëlarjes së parave përmes partive politike.

– Modernizimi i pajisjeve të Policisë. Pajisja e Policisë me kamera trupore, pajisje të përgjimeve, armët moderne. Mbikëqyrja e të arrestuarve kemi parapa çështjen e hallkave mbikëqyrëse, Policia me MPB të paraqitet me këto pajisje. Nisma për ndërrimit të Rregullores për blerjen e hallkave të personave që janë nën mbikëqyrjen e shërbimit sprovues.

– Të korruptuarit që janë brez kufitar. Rritja e rrogës dhe kthimi i dinjitetit te Policia Kufitare do t’i bëj ata më të pavarur dhe më të dinjitetshëm, Departamenti i Standardeve Profesionale dhe IPK më të fuqishme.

– Duhet të ketë një periudhë disavjeçare të mos mund të garojë për poste politike nëse një person e bartë një memorie institucionale, si në AKI, Polici dhe Prokurori.

– Prostitucion ne e kemi kthy strehimoren nga MPMS në MD por kemi pa një rënie të viktimave me destinim prostitucionin. Të forcohet komunikimi mes Policisë dhe kësaj strehimore.

– Plotësimi i ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

– Dy ligjet sigurimi shëndetësor dhe pensionimi i parakohshëm për Policinë, ne do ta bëjmë qysh në vitin e parë të qeverisjes.

– Ka fakte të mjaftueshme se përdorimi i marihuanës për shkaqe shëndetësore ka efekte pozitive. Për mua duhet të përkrahim një iniciativë të tillë, për shkaqe shëndetësore, rritje të vendit të punës.

– Është e rëndësishme në pranime të bëhen teste të drogës. Ekzistojnë mënyra të rregullimit të brendshëm, të bëhen teste në periudha të caktuara me elementin e befasisë. Policia duhet ta rregullojë vet, AKI duhet ta rregullojë vet edhe Ushtria.

– Policia duhet të ketë një mënyrë që obligohet të implementojë rekomandimet nga IPK. Kjo mund të ndodhë me ndryshimin e ligjit të Policisë së Kosovës ose IPK-së ose me ndonjë rregullore të brendshme të Policisë.

Pjesë e debatit ishin: Selim Selimi nga AAK dhe Flamur Sefaj nga LDK-AKR.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Debati transmetohet çdo mbrëmje në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.