Foto: Pixabay

Premier Liga ndryshon rregullën e zëvendësimeve

Premier Liga angleze ka marrë vendim që nga sezoni i ardhshëm, klubet e futbollit do të lejohen të përdorin pesë zëvendësime.

Premier Liga angleze është njëra nga ligat që ka refuzuar fillimisht ta bëjë të mundur zëvendësimin e deri në 5 lojtarë, por është dorëzuar.

Pra, këto zëvendësime do të kryhen në tre raste gjatë një ndeshjeje.

Gjithsej nëntë zëvendësues mund të jenë në listën e zëvendësimeve, sipas vendimit të ri të Premier Ligës.

Gjithashtu u konfirmua se Afati e Transferimeve Verore 2022 do të hapet më 10 qershor dhe do të mbyllet në orën 23:00 më 1 shtator në përputhje me ligat e tjera evropiane.