QMF 'Kalabri'

Prej sot rikthehen testet e shpejta për COVID-19 në lagjen ‘Kalabria’

Prej ditës së sotme në qendrën e mjekësisë familjare në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë do rifilloj kryerja e testeve të shpejta për COVID-19.

Komuna përmes një njoftimi ka bërë të ditur se orari për kryerje të këtyre testeve do jetë gjatë gjithë javës nga ora 08:30 deri në 15:30.

Rezultati i këtyre testeve bëhet i ditur brenda 15 minutave.

Kryerja e këtij testi ka nisur në dhjetor të vitit të kaluar ku deri në muajin qershor janë kryer  23 mijë teste.

Ky shërbim ka qenë i ndërprerë gjatë muajve të verës për shkak të rënies në numrave dhe mos interesimit nga ana e qytetarëve.