Foto: Rtv21

Prej sot asnjë kosovar nuk mund të hyjë në Maqedoni Veriore pa e kryer testin për COVID-19

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për kufijtë. Ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, për çfarë prej sot, çdo shtetas i Kosovës, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës (BeH) dhe Malit të Zi që do të hyjë në RMV, do të duhet të tregojë test PCR negativ dhe jo më të vjetër se 72 orë.

Nga shërbimi qeveritar kanë njoftuar se krahas testit PCR negativ, shtetasit e këtyre katër shteteve do të duhet të nënshkruajnë edhe deklaratë me të dhëna personale për vendin e qëndrimit dhe kohëzgjatjen e qëndrimit./ RTV 21.