Prej nga janë 19 personat që rezultuan pozitiv me COVID-19

Ka arritur në 184 numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë. Vetëm gjatë ditës së sotme (e martë) janë konfirmuar 19 raste të reja.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet e reja pozitive që janë konfirmuar sot janë 7 nga fshati Smrekonicë i Vushtrrisë, 3 me vendbanim në Prishtinë, 2 në Senik të Malishevës dhe nga 1 rast është në Llashkadrenoc të Malishevës, Sazli të Ferizajit, Ujmir të Klinës, Topanicë të Kamenicës dhe në qytetet e Gjilanit, Gjakovës dhe Vushtrrisë.

Ndërsa numri i të shëruarve nga virusi COVID-19, ka shkuar në 30.

Kurse numri i të vdekurve është rritur në 5, ku ditën e sotme ka vdekur edhe një person.