Zgjerohet harta e COVID 19 të prekur edhe në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar pak minuta më parë se më 8 prill në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar  gjithsej 218 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej 14 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti:  4 janë nga Smrekonica e Vushtrrisë, 2 nga Banjë e Malishevës, 2 nga Prishtina,  2 nga Mitrovica e Veriut, 1 nga Bllaca e Suharekës, 1 nga Gjurgjeviku i Klinës, 1 nga Krojmiri i Lipjanit dhe 1 nga Zveçani.

Nga data 13 mars 2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri më 8 prill 2020 gjithsej 224 raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2.

Nga rastet  e konfirmuara pozitive, sipas komunave: 66 nga komuna e Malishevës, 25 nga Prishtina, 21 nga Vushtrria, 20 nga Mitrovica e Veriut,  18 nga Gjilani,  13 nga Kamenica, 10 nga Gjakova,  10 nga Zveçani, 7 nga Vitia, 6 nga Peja, 4 nga Podujeva,  3 nga Klina, 3 nga Fushë Kosova, 3 nga Prizreni, 3 nga Leposaviqi, 3 nga Suhareka, 2 nga Ferizaji, 2 nga Zubin Potoku, 2 nga Lipjani dhe me nga 1 nga Drenasi, Obiliqit dhe Shtimja.