Autobuset e Trafikut Urban foto Facebook Komuna e Prishtines

Prej nesër rikthehet linja e trafikut urban për në Aeroport

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se prej nesër do rikthehet linja e autobusit për në Aeroportin ‘Adem Jashari’.

“Prej nesër, e Shtunë, 4 korrik, rikthehet linja e autobusit të trafikut Urban për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës,” thuhet në njoftim.

Tutje njoftimi thekson se të gjithë autobusët i zbatojnë masat mbrojtëse kundër Covid-19 sipas udhëzimeve të IKSHP-së dhe dezinfektohen rregullisht.