BKS

Prej marsit u vendosën 117 mijë letra ngjitëse në mjetet motorike në Kosovë

Që nga marsi i këtij viti mbi 117 mijë letra ngjitëse (stikera) janë vendosur në mjetet motorike në Kosovë. Kjo është bërë përmes projektit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Ministrisë së Infrastrukturës me qëllim identifikimin e mjeteve motorike të paregjistruara.

Kjo sipas Byrosë Kosovare të Sigurimeve ka sjellë efekt pozitiv në sektorin e sigurimeve.

“Theksojmë se kemi 7.5% rënie të aksidenteve të ndodhura dhe të raportuara për periudhën nga fillimi i vendosjes së ngjitësve (stickers), ndërsa në nivel prej 10.7% paraqiten me rënie dëmet e raportuara për të njejtën periudhë, duke filluar nga data 15.03.2022 e deri më tani, që paraqet efekt jashtzakonisht pozitiv në rritjen e nivelit të përgjegjësisë dhe rritjen e sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion rrugor, marrë parasysh se ky informacion përfshin periudhë të shkurtë raportimi”, thotë BKS për KALLXO.com.

Implementimi i projektit për vendosjen e letrave ngjitëse (stikerave) ka nisur më 15 mars, me qëllim identifikimin e makinave të paregjistruara.

Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve në një përgjigje për KALLXO.com kishte thënë se qytetarët nuk do të paguajnë para shtesë për vendosjen e ngjitëseve.

 

Ky është lloji i ngjitësit që do të vendoset për identifikimin e veturave të paregjistruara