Prebreza: Shumica e komunave japin aneks-kontrata

Emisioni i sotëm “Jeta në Komunë” po trajton adresimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm për komunat e Kosovës.

Si temë e diskutimit në këtë emision është edhe dhënia e kontratave, mos përfundimi i punëve nga ana e kompanive dhe dhënia e ankes-kontratave nga komunat për përfundimin e projekteve të planifikuara.

Visar Prebreza, redaktor në BIRN, tha se shumë komuna japin aneks-kontrata duke dhënë para shtesë deri në 10% të vlerës së tenderit të dhënë.

“Në shumë komuna, sidomos në Klinë, janë nënshkruar 21 aneks-kontrata për kontrata të dhëna, që është e palogjikshme. Kjo ka shfaqur dyshime te na për shkak se vetë nënshkrimi i aneks-kontratave është një flamur i kuq se diçka nuk është në rregull dhe kur i kemi këqyr disa kontrata u bë vetëm në ato pozicione ku çmimi i ofertuar ka qenë 1000% më shumë se çmimi i tregut”, tha ai.