Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prebreza flet për 'aksham pazarin' me buxhetin 2021

Visar Prebreza, redaktor në KALLXO.com, i ftuar në emisionin “KALLXO Pernime”, ka folur rreth buxhetit të vitit 2021, dhe pasojat që do të vuaj vendi ynë me projektet e këtij viti.

“Autostrada e Dukagjinit është futur me propozim të Abrashit, deri më tani janë shpenzuar 1.5 milion euro euro për këtë kontratë për fizibilitet, por ndërkohë është thënë për projektim, ndërsa tani është në fizibilitet por tani jemi në fushatë dhe normalisht varet prej koalicioneve”, ka thënë Prebreza.

Ai tutje ka thënë se LDK e ka kundërshtuar autostradën e Dukagjinit, por në fund e kanë futur në programin qeveritar, ndërsa e kanë kundërshtuar vazhdimisht investimet në asfallt, por sipas tij në fund kur po bëhen koalicionet “duhet me lshu pe”.

“Risku i dytë është që po futën projekte që në buxhet nuk e mbulojnë komplet koston, futen 10 % e projekteve sa për t`u hapur tenderi, pastaj hapet tenderi nënshkruhet kontrata përshmbull për dy vjet, ndërsa buxheti nuk mundet me u siguri për dy vjet dhe po zvarriten projektet dhe shteti po hyn në borxhe”, ka thënë Prebreza.

Emisionin e plotë për rimëkëmbjen ekonomike mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: