Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prapaskenat e rrënimit në Vushtrri - LIVE

Në emisionin “Kallxo Pernime” po transmetohet debati në lidhje me prapaskenat e rrënimit të objektit të ish-Gjykatës Komunale në Vushtrri. Akuzat dhe kundërakuzat në mes të pozitës dhe opozitës së Vushtrrisë kanë vazhduar edhe në studio.

Pse nuk ka pasur diskutim publik rreth rrënimit të këtij objekti?

Ilmi Azemi, shefi i grupit të asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri tregon se pse PDK ka votuar pro vendimit për rrënim.

Për rrënimin e këtij objekti pro kanë votuar edhe asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

Kundër rrënimit të objekti të ish-Gjykatës Komunale ka votuar Lëvizja Vetëvendosje. Gresa Muli, asambliste e kësaj partie, ka treguar arsyet pse e kanë kundërshtuar vendimin e tillë.

Pjesë e debatit është edhe Nezir Klinaku nga Lëvizja për Bashkim dhe arkitekti Bledian Salihu.

Ndiqni diskutimet për dhe kundër rrënimit të këtij objekti.

Pse kuvendi Komunal i Vushtrrisë vendosi për rrënimin e këtij objekti?

Kush po fajësohet për ujdi mes deputetëve për kalimin e këtij vendimi?

Çka thotë opozita në Vushtrri se interesat e kujt çuan në votim për rrënimin e këtij objekti?

Emisioni transmetohet sonte nga ora 20:35 në RTV Dukagjini dhe live në KALLXO.com.