Prapa dyerve të mbyllura PSD zgjedh pasuesin e Shpend Ahmetit

Partia Socialdemokrate (PSD) po i mban zgjedhjet e brendshme për strukturat e reja të partisë, përfshirë kryetarin e saj.

Kryetari Shpend Ahmeti sot njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e strukturave të partisë e as kandidat për kryetar të PSD-së.

Lidhur me këto zhvillime, zëdhënësi i PSD-së Shkodran Hoti ka thënë për KALLXO.com, se së shpejti do të dalin me njoftim publik, pa treguar se kush është është kandidat për kryetar të këtij subjekti politik.

“Së shpejti do e njoftojmë gjithë publikun”, është përgjigjur Hoti për KALLXO.com.

KALLXO.com ka provuar ta kontaktojë përmes telefonit edhe Dardan Molliqajn, për ta pyetur nëse është kandidati i vetëm për kryetar të partisë, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Në maj të vitit 2018, Shpend Ahmeti ishte zgjedhur kryetar i PSD-së, larg syrit të mediave.

Partisë Socialdemokrate të Kosovës i ishin bashkuar 12 deputetë që kishin fituar ulëset në Kuvendin e Kosovës duke garuar nën flamurin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq, në zgjedhjet e 6 tetorit, PSD-ja kishte garuar në një listë të përbashkët me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Sipas rezultateve të KQZ-së, PSD ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.

Shpend Ahmeti jep dorëheqje nga kryetari i PSD-së