Potenciali për zhvillim të teknologjisë - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për potencialin e Kosovës në fushën e teknologjisë.

Sa ka Kosova potencial për zhvillim të teknologjisë?

Sa duhet të investojnë kompanitë në studentët që diplomojnë?

Sa janë të aftë të diplomuarit në IT për tregun e punës?

Si e shohin ekspertët takimin e kryeministrit Kurti në Amerikë me kompanitë ndërkombëtare?

Sa mund të investojnë ato kompani në Kosovë?

Cili është dallimi me nxënësve që studiojnë dhe atyre që kryejnë trajnime për sektorin e IT?

Si duhet të integrohet kodimi në shkolla?

Të ftuar për të diskutuar për këtë temë janë: Artan Dërmaku, dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Gjilanit, Shpend Lila nga ICK, Fatos Ameti nga kompania ‘Sonnecto’, Ermal Sadiku nga kompania ‘LinkPlus’ si dhe përmes Zoom-it pjesë e debatit janë: Lend Kazazi, programer dhe Arta Shehu Zaimi nga jCoders.