Poston fotografi duke shtënë më armë, 23 vjeçari arrestohet nga policia

Policia e Kosovës në Pejë e ka arrestuar një 23 vjeçar nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Policia thekson se me 3 janar në Istog kanë pranuar një informatë se një person kishte postuar ne rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri.

“Pas identifikimit të personit, njësitet e Stacionit Policor Istog, ne koordinim të plotë me Gjykatën themelore ne Pejë dega Istog, kanë kryer kontroll-bastisje ne shtëpinë e të dyshuarit A.N. i lindur me 1996”, thuhet në komunikatën e policisë.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK47 dhe dy karikator të së njëjtës armë, një pistoletë e tipit M-57 një karkator i së njëjtës armë dhe 50 copë fishek të kalibrit 7.62mm.

Të  dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.