Postoi foto me armë në dorë, arrestohet 28-vjeçari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj. Personi i arrestuar dyshohet se kishte postuar foto me armë në rrjetin social Facebook.

‘’Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion se me datën 21.12.2021 një person me inicialet T. Sh. (M/K) , në llogarinë e tij në “Facebook” kishte postuar një foto me një armë në dorë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Arrestimi i personit të dyshuar ka ardhur si pas një pune hetimore, ku hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar i cili ka pranuar se arma e zjarrit e postuar në “Facebook” i takonte një personit tjetër (mikut të tij).

Ndërsa sot me datën 21.01.2022 është intervistuar personi me inicialet L.H ( M/K) 28 vjeçar i cili ka pranuar se arma ishte e tij.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit ndaj të dyshuarit L.H është iniciuar rasti penal ” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa arma i është konfiskuar.