Postieri dyshohet se inskenoi grabitjen e 970 eurove nga persona të armatosur, arrestohet

Një punëtor i një poste, dyshohet se ka inskenuar rastin se i janë grabitur para nga persona të armatosur.

I njëjti më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në fshatin Mazgit të Obiliqit, dje rrethorës 09:26.

Duke dhënë detajet, Policia njofton, se postieri ka raportuar se derisa ka qenë me veturë dy persona të panjohur, të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parash prej 970 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas Policisë, pas hetimeve është vërtetuar se personi ka inskenuar rastin, ku i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si lajmërim i rrejshëm.