Posta filloi shpërndarjen e ndihmës sociale prej 130 eurosh

 

Posta e Kosovës, ka bërë të ditur se sot ka filluar shpërndarja e ndihmave sociale në shumë prej 130 euro.

Ndihma prej 130 euro në muaj përbën masën numër 15 të pakos fiskale emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në kohë pandemie.

Posta e Kosovës, fton përfituesit e kësaj skeme sociale që të respektojnë rregullat e gjendjes emergjente shëndetësore, orarin e lëvizjes dhe mbajtjen e distancës prej 2 metrave gjatë marrjes së parave.

Deri më tani në Kosovë janë 1003 persona të infektuar, 772 të shëruar dhe 29 të vdekur nga covid-19.