Posta e Kosovës: Kimete Kodra nuk është larguar nga puna, është në trajtim nga komisioni disiplinor

Posta e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se punonjësja e këtij institucioni Kimete Kodra nuk është larguar nga puna.

Sipas njoftimit, në janar këtij viti, në kuadër të disa kontrolleve në zyrat në Skënderaj dhe rajonin e Mitrovicës janë hasur parregullësi në shumë prej 15 mijë euro. Derisa, zyrtarët po trajtohen nga komisioni disiplinor.

Nga posta bëhet e ditur se komisioni po trajton gjashtë raste të punonjësve në rajonet e lartpërmendura, ku në mesin e tyre është edhe zonja Kodra si përgjegjëse komunale për Skënderaj.

Në komunikatë bëhet e ditur se në shkurt të këtij viti, me rekomandim të Inspektoratit Postar, zonjës Kodra i është shqiptuar masa “Largim i përkohshëm me 50% të pagës” (suspendim) deri në mbyllje të procedurës disiplinore, përfshirë edhe disa zyrtarë tjerë përgjegjës.

Nga Posta bëjnë të ditur se inspektime të tilla janë pjesë e rregullt e punës.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Postës së Kosovës:

Njoftojmë opinionin se punonjësja e NP “Posta e Kosovës”, znj. Kimete Kodra, nuk është larguar nga puna.
Gjatë muajit janar 2022, në kuadër të disa kontrolleve në zyrat postare në Skenderaj, e më gjërë në Regjionin e Mitrovicës, janë hasur një sërë parregullsi, pesha monetare e të cilave kapte shumën prej mëse 15 mijë EUR. Këto parregullsi janë trajtuar nga instancat përkatëse të ndërmarrjes, kurse zyrtarët përgjegjës janë duke u trajtuar nga komisioni diciplinor.
Në këtë kuadër komisioni diciplinor po i trajton gjashtë (6) raste të punonjësve të zyrave postare në Skënderaj dhe të zyrës regjionale në Mitrovicë: arkatarë, kontrollorë, zyrtar financiar e menaxherë komunal e regjional, ndër ta edhe znj. Kodra, përgjegjëse komunale për Skenderaj.
Më 24.02.2022, para mëse dy muajsh, bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Postar, znj. Kodra, i është shqiptuar masa “largim i përkohshëm me 50% të pagës” (suspendim), deri në përmbyllje të procedurës diciplinore. Sikurse edhe menaxherit regjional për Mitrovicë dhe disa zyrarëve tjerë që kanë rezutuar përgjegjës.
Këto masa janë shqiptuar konform dispozitave të nenit 73, pika 1.3 të Ligjit të Punës (03/L-212), nenit 23 të Rregullores (së brendshme) për Rregullimin e Marrëdhënies së Punës ( 01-2710/21), si dhe nenit 8, pika 1.3, pika 2 dhe 3 të Rregullores (së brendshme) për Përgjegjësi Disiplinore dhe Materiale (01-2605/21) të NP “Posta e Kosovës” Sh. A.
Rasti eshte duke u trajtuar konform procedurave te përcaktuara me Rregulloren mbi Përgjegjësinë Diciplinore dhe Materiale, nga organet kompetente, gjithënjë bazuar në raporte e prova.
Inspektimet e kontrollet janë pjesë e rregullt e punës së instancave përkatëse në NQP “Posta e Kosovës”. Fjala bie, disa kontrolle të ushtruara në regjionet Pejë e Prizren, kanë rezultuar me masa përkatëse për punonjësit përgjegjës në këto regjione.
Punonjësit e ndermarrjeve publike, janë të obliguar të respektojnë rregulloret e punës dhe dispozitat në fuqi!
Zyrtarët e ndërmarrjeve publike duhet ta zbatojnë kodin e detyrueshëm të etikës dhe qeverisjes korporative, në përputhje me Ligjin për Ndërmarrje Publike dhe të tjera të aplikueshme në Republikën e Kosoves.
Sipas Ligjit për ndërmarrje publike, Bordi është organ mbikqyrës i menaxhmentit në një ndërmarrje publike. Menaxhmenti i ushtron kompetencat konform ligjit dhe rregulloreve të brendshme, nën mbikqyren e Bordit. Edhe Bordi edhe menaxhmenti kanë detyrë fiduciare ruajtjen e interesit të ndërmarrjes dhe zhvillimin e saj, mirëqenjen e punonjësëve, ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët dhe publikun e gjërë”.