Posta e Kosovës hap konkurs për kryeshef dhe një zyrtar financiar

Posta e Kosovës ka hapur konkurs për pozitën e kryeshefit dhe për zyrtar të Financave dhe Thesarit në këtë ndërmarrje.

Konkursi është i publikuar në faqen zyrtare të Postës së Kosovës.

Këto pozita deri në fillim të muajit prill i kanë mbajtur Shefqet Avdija dhe Behxhet Maliqi.

Mirëpo, bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës i kishte shkarkuar ata.

Ish- kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdija, kishte thënë thënë se bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës ka bërë ndërhyrje politike dhe ka marrë vendim të paligjshëm për shkarkimin e tij nga pozita e Kryeshefit ekzekutiv dhe shkarkimin e zyrtarit kryesor financiar të Postës, Behxhet Maliqi.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës kishte shkarkuar edhe kryeshefin e Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefin, por që Inspektorati i Punës i kishte dhënë Istrefit të drejtë në ankesën e tij.

Por jo vetëm, shkarkime ka pasur edhe në ndërmarrje të tjera.

(FOTO) Policia rrethon Postën e Kosovës, nuk dihen arsyet e aksionit

(FOTO) Policia rrethon Postën e Kosovës, nuk dihen arsyet e aksionit