Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Posta e Kosovës apelon qytetarët të mos bien pre e një mashtrimi përmes SMS-ve

Posta e Kosovës ka bërë apel te qytetarët që të mos bien pre e një siç thanë ata mashtrimi, konkretisht të mos i përgjigjen disa mesazheve në telefon që po dërgohen në emër të Postës.

“Palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës. Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to” – thuhet në njoftimit e Postës.

Posta ka publikaur edhe një fotografi me përmbajtjen e mesazhit:

Foto: Posta e Kosovës

Posta e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të mos klikojnë asnjë link që dërgohet përmes këtyre mesazheve e të mos bashkëpunojnë me numra që nuk janë të Postës.

Ky institucion më tej ka thënë se në asnjë rast nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare dhe se sulme të ngjashme janë bërë edhe në posta të tjera në rajon.

Ajo ka listuar edhe kanalet e saj zyrtare si në vijim: ueb-faqe: www.postakosoves.com, Facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/ Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/ Linkedin: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s dhe numrat zyrtarë: 038 221631, 045 851001.