
Foto: Pixabay
Portieri i Manchester Cityt bën paraqitjen e parë në Ligë të Kampionëve pas 17 viteve
Manchester City u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas dy ndeshjeve të zhvilluara ndaj Sporting Lisbonës.
Në ndeshjen e parë City fitoi 5:0 ndërsa në ndeshjen e dytë ndeshja u mbyll me rezultat 0:0.
Kur po zhvillohej minuta e 73-të e takimit, trajneri i Manchester City, Guardiola vendosi që të inkuadrojë në lojë Scot Carson, portierin e tretë të klubit për t’i dhënë mundësi që të bëjë paraqitjen e tij në Ligën e Kampionëve pas 17 viteve.
36 vjeçari për herë të fundit në Ligën e Kampionëve u paraqit në vitin 2005.
Kjo është diferenca më e madhe midis paraqitjeve për çdo lojtar në historinë e Ligën e Kampionëve.
Ai tani ka arritur një total prej dy paraqitjesh për Cityn, pasi ka luajtur vetëm një herë më parë për klubin në fitoren 4-3 ndaj Newcastle sezonin e kaluar.
Carson iu bashkua fillimisht Cityt në vitin 2019.Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.
Scott Carson comes on to make his first Champions League appearance since 2005 🧤#UCL pic.twitter.com/qPc5Tzcqef
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 9, 2022
16 – Scott Carson’s only previous Champions League appearance came 16 years and 338 days ago for Liverpool vs Juventus when he was 19 years old; this is the largest gap between appearances for any player in the competition’s history. Icon. pic.twitter.com/tpCJPANjpC
— OptaJoe (@OptaJoe) March 9, 2022