Portali Insajderi cak i sulmit kibernetik

Portali “Insajderi” ka njoftuar se uebfaqja e tyre ka qenë cak i një sulmi kibernetik.

Insajderi ka njoftuar në Facebook se u janë bllokuar uebfaqja dhe e-mail-at zyrtare dhe se e kanë paraqitur rastin në polici.

“Një sulm kibernetik është kryer ndaj Insajderit. Është bllokuar faqja dhe janë bllokuar e-mailet zyrtare. Rasti është hapur në Policinë e Kosovës. Përkohësisht mund të na lexoni në www.insajderi.org”, është bërë e ditur.

Në mëngjes sot, në uebfaqen e kaluar të Insajderit (www.insajderi.com), janë publikuar informacione të cilat pretendohet se janë të hakuara e ku shfaqet lajmi se themeluesit e portalit Parim Olluri e Vehbi Kajtazi janë larguar nga portali me vendim të aksionarëve.