Porosia e Rexhep Selimit për LDK-në

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendoje, Rexhep Selimi ka deklaruar se subjekti i tij politik nuk duhet ta pranojë komunikimin nga ana e LDK-së që tarifa 100 për qind të hiqet menjëherë e tërësisht, ose hiç.

Kështu ka thënë Selimi në një intervistë në emisionin “Jeta në Kosovë” një ditë më parë (e enjte).

I pyetur se a do ta heq qeveria tarifën, ose kur do ta heq atë, ai është përgjigjur se po vjen koha për këtë vendim, por se duhet vënë reciprociteti i plotë.

“Ka qenë koha me e hjek, ashtu siç ka qenë koha edhe me vnu masa reciprocitet. Pra nuk duhet thjesht që me Serbinë të kemi raporte inferioriteti që ne të heqim dorë nga reciprociteti dhe t’i japim dhuratë Vuiqit për zgjedhje një diçka të tillë. Ne e kemi bërë një plan dhe jemi pranë atij plani, jemi prapa atij plani”, është shprehur ai.

Selimi ka shtuar se ka mundur që me datën 1 prill të hiqet pjesa e dytë, pas asaj të parës që nuk ndodhi me datë 15 mars.

“Kujtdo që i ngutet atëherë le të na ndihmon që data 1 prill të mos shtyhet më tutje. Nuk duhet o tash o hiç, o krejt o hiç, sepse kështu nuk duhet ky komunikim as të pranohet nga ana e  jonë. Koha poi  vjen që ajo të hiqet. Është dashur partneri të mos na lërë në lloq dhe ta tërheqim pra të shkojmë drejt masave të reciprocitetit sepse kjo do të thotë barazi”, u shpreh zyrtari i LVV-së.

LDK-ja dy ditë më parë paralajmëroi mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Shkarkimi i Agim Veliut – njëri prej zyrtarëve më me ndikim në LDK, nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, nga ana e kryeministrit Albin Kurti, pasoi me vendimin e Kryesisë së LDK-së që të mos qëndrojë më në qeverisje me LVV-në.

Kurse sot (e premte) kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe protestat e qytetarëve përmes ballkoneve, kundër rënies së Qeverisë në krye me Albin Kurtin.

Duke publikuar dy komunikimet e fundit zyrtare me Kurtin, ai ka thënë se pret edhe sot që kryeministri Kurti ta heq tarifën dhe ta anulojë vendimin për shkarkimin e Agim Veliut nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, dhe të kërkojë falje.

Mustafa ia jep edhe një shans Kurtit për ta hequr tarifën e ta rikthejë Veliun