Porosia e Lutfi Hazirit për shqiptarët e Luginës së Preshevës një ditë para zgjedhjeve në Serbi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shkruar se shqiptarët në Luginë të Preshevës po kalojën momente të rëndësishme në historinë e tyre.

Një ditë para mbajtës së zgjedhjeve në Serbi, Haziri ka shkruar se bashkimi i shumicës së partive politike shqiptare në Serbi, e obligon shtetin e Kosovës që të dëgjojë zërin e tyre.

Haziri ka shkruar se: “Bashkimi i tyre garanton që zëri do të jetë më i fuqishëm. Vota është më e fuqishme se plumbi, ka thënë njëri prej presidentëve amerikan”.

Postimi i plotë i kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri:

Shqiptarët e Kosovës Lindore po kalojnë momente të rëndësishme në historinë e tyre. Shumica e partive politike dhe e liderëve u bashkuan në një listë të përbashkët, për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre nesër.

Përfaqësimi sa më i madh edhe më i dinjitetshëm, e detyron edhe Republikën e Kosovës që të dëgjohet zëri i tyre në momente historike kur pritet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Edhe mosbesuesit e skeptikët nga Kosova Lindore duhet të votojnë për të zgjedhur më të mirët e tyre. Bashkimi i tyre garanton që zëri do të jetë më i fuqishëm. Vota është më e fuqishme se plumbi, ka thënë njëri prej presidentëve amerikan.

Uroj që të jenë zgjedhjet e fundit të shqiptarëve të Kosovës Lindore të kësaj natyre dhe qendra e vendimmarrjes së tyre të mos jetë më Beogradi, por Prishtina. Prishtina zyrtare e ka për obligim që

Rezolutën e Kuvendit të vitit 2013, e cila është votuar nga dy të tretat e deputetëve, ta ketë udhërrëfyes të zgjidhjes së problemit të shqiptarëve të Kosovës Lindore edhe pas 21 qershorit.

Mos iu besoni atyre që u thonë se qendra e juaj është vetëm Beogradi sepse nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë.

Meqenëse një pjesë e qytetarëve të Kosovës Lindore jetojnë pa drejta civile dhe pa të drejta politikë në Republikën e Kosovës, le ta shfrytëzojnë të drejtën për të shkuar nesër për të votuar. Votoni për t’u fuqizuar!

https://kallxo.com/lajm/thaci-ka-nje-porosi-per-shqiptaret-ne-lugines-te-presheves-per-zgjedhjet-e-neserme-ne-serbi/

.