Porosia e ambasadorit të ri britanik për zgjedhjet e 6 tetorit (Video)

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka dhënë një porosi lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Ai përmes një video në Ditën e Demokracisë të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se zgjedhjet luajnë një rol të rëndësishëm në çdo demokraci moderne, duke ftuar që të gjithë qytetarët e Kosovës të votojnë.

“Zgjedhjet e janë një mundësi për të gjitha komunitetet të marrin pjesë në përzgjedhjen e atyre që do ta udhëheqin. Unë inkurajoj të gjithë votuesit me të drejtë vote që të marrin pjesë dhe të investojnë në të ardhmen e tyre”, tha ai.

Ai po ashtu u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë lirshëm dhe me transparencë, pa kërcënime dhe frikë.

Dita e Demokracisë e Kombeve të Bashkuara.

“Zgjedhjet janë një mundësi për të gjitha komunitetet të marrin pjesë në përzgjedhjen e atyre që do të udhëheqin vendin. Ju do të duhej ta bëni këtë të lirë dhe me transparencë pa kërcënime dhe frikë” – Ambasadori Britanik Nicholas Abbott në Ditën e Demokracisë të Kombeve të Bashkuara.

Publiée par British Embassy Pristina sur Samedi 14 septembre 2019

 

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës do të mbahen me 6 tetor. Deri te zgjedhjet erdhi pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit dhe shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në këto zgjedhje do të votojnë vetëm personat që kanë dokumente të Kosovës.