Polonia, ndihmë mjekësore Kosovës kundër COVID-19

Në kuadër të reagimit të aleatëve të NATO-s ndaj pandemisë COVID-19, sot, kontigjenti ushtarak i Polonisë që vepron në kuadër të misionit të KFOR-it të NATO-s iu ka shpërndarë institucioneve të shëndetit në Kosovë pajisje higjienike dhe për mbrojtje personale.

Sipas njoftimit, kjo dërgesë është pjesë e donacionit nga zyra e kryetarit të Republikës së Polonisë.

Kjo mdihmë për autoritetet kosovare përfshinë 50 mijë maska për fytyrë dhe një mij litra dezinfektues, të cilat janë bartur me 18 maj me aeroplanin ushtarak C-295M Casa të Forcave ajrore polake.

“Ushtarët e Brigadës së 25-të të kalorësisë ajrore së ushtrisë polake, pjesë e komandës rajonale-lindje të KFOR-it, vazhdimisht mbajtën lidhje me QSKUK dhe me Qendrën e Mjekësisë në Shtërpce për ta mundësuar këtë dërgesë. Të dy përfituesit luajnë rol të rëndësishëm duke ofruar kujdes shëndetësor. E para është institucioni kryesor në Kosovë, gjersa e dyta iu ofron ndihmë mjekësore pothuajse 14.000 qytetarë të komuniteteve serbe dhe shqiptare dhe ka pasur bashkëpunim të gjatë me ekipin polak ndërlidhës dhe monitorues të vendosur atje”, thuhet në njoftimin e KFOR.

Në njoftim është bërë e ditur se KFOR-i ka ofruar mbështetje logjistike për shkarkimin dhe shpërndarjen e dërgesës së dhuruar