Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Polonia do të heqë shumicën e kufizimeve për COVID-19

Polonia do të heqë shumicën e kufizimeve për COVID-19 nga 1 marsi, duke mbajtur detyrimin për të mbajtur maska në hapësirat publike të mbyllura, tha kryeministri Mateusz Morawiecki më 23 shkurt.

“Pas konsultimeve mjekësore dhe shikimit të asaj që po ndodh në vendet e tjera, ne mund të prezantojmë ndryshime të gjera në politikën tonë të kufizimeve. Ne mund të heqim kufizimet që kanë qenë me ne për shumë muaj,” u tha Morawiecki gazetarëve.

Derisa maskat e fytyrës do të mbeten të detyrueshme në hapësirat publike, përfshirë dyqanet dhe transportin publik, kufizimet në numrin e njerëzve që vizitojnë dyqanet, restorantet dhe vendet kulturore do të hiqen.

Klubet dhe diskotekat do të lejohen të rihapen dhe institucionet publike do të pushojnë së punuari nga distanca, tha qeveria.

“Gjithnjë e më shumë vende po heqin kufizimet, ndërsa inkurajojnë njerëzit të vaksinohen. Ne po heqim shumicën e kufizimeve sot, ndërsa lëmë në fuqi ato më të nevojshme,” tha Moraëiecki.

Polonia regjistroi 20,456 infeksione të reja të mërkurën dhe 360 vdekje të lidhura me COVID-19.

Mbi 110,000 njerëz të infektuar kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gati 66 për qind e popullsisë së rritur në Poloni është vaksinuar plotësisht, një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian./REL