Boban Bogdanoviq - Foto: KALLXO.com

Politikani serb: Me ofruan poste që të mos kritikoj Listën Serbe dhe Vuçiqin

Kryetari i Lëvizjes qytetare ‘Odgovor’, Boban Bogdanoviq përmes një shkrimi në rrjetin Twitter është shprehur se se ka marr thirrje që mos ta kritikojë listën serbe.

Sipas tij, në këmbim i është ofruar post në këtë parti dhe pozitë e ministrit në qeveri të Kosovës.

“Dje dhe sot kam marr disa thirrje që më lusin të mos e kritikojë listën serbe dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe në kthim mu ofrua t’i bashkohem listës serbe, të jem nënkryetar i parë dhe ministër në qeverinë e Kosovës pas zgjedhjeve të ardhshme. Nderi im nuk ka çmim”- ka shkruar ai.

Bogdanoviq ka marr pjesë edhe në gjykimin ndaj vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, në cilësinë e dëshmitarit.

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, Boban Bogdanoviq jep deklaratë në Prokurorinë Speciale të Kosovës