Protesta në veri, 07.08.2024. Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com

Politikanët serb në Kosovë i prijnë protestës në veri

Qytetarët serb në veri të vendit kanë filluar protestën, e cila ishte paralajmëruar qysh dje që do të mbahet.

Në krye të tyre, edhe kësaj radhe janë parë politikanët serb nga pari të ndryshme, përfshirë këtu anëtarë të “Listës Serbe”, “Partisë së Serbëve të Kosovës” e “Demokraciës Serbe”.

KALLXO.com është duke e përcjell këtë protestë që po mbahet në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut.

Ashtu si herëve të tjera, edhe kësaj radhe qytetarë e mbledhur në shesh kanë filluar protestën duke lëshuar këngë nacionaliste.

Dje, më 06.08.2024, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut tha se protesta parashihet të jetë e qetë.

Ai njoftoi se Policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbajë rendin dhe qetësinë publike.

Përderisa sot, përpos Policisë, edhe ekipe të EULEX e të KFOR janë parë duke qënduar në urën e Ibrit e edhe duke lëvizur nëpër zonën ku po mbahet protesta.

Protesta në veri, 07.08.2024. Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com