FOTO ILUSTRIM

Policja sulmohet brenda stacionit policor

Tri gra ishin arrestuar dje në Prishtinë dyshimet se  pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një femër tjetër.

Policia njoftoi se njëra prej të dyshuarave në stacionin policor nuk iu është bindur urdhrave të zyrtarit policor dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtare policore.

Si pasojë e sulmit policja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara që kishte sulmuar policen, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarat tjera janë liruar në procedurë të rregullt.